Në ditën e shtatë të protestës së tyre, studentët e të gjitha universiteteve publike janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Para pak minutash, studentët kanë qëlluar me vezë dhe objekte të tjera në drejtim të godinës së Ministrisë.

Studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji Minierave u mblodhën tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë ku ka pasur ovacione dhe thirrje për kryeministrin Edi Rama.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.