Gjimnazistët e Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës së studentëve për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ata janë mbledhur fillimisht në shkollat e tyre dhe më pas për të marshuar bashkë me studentët drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjimnazi “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa” janë disa prej gjimnazeve që marrin pjesë sot në protestë. Po kështu studentët iu kanë bërë thirrje edhe pedagogëve t’i bashkohen kësaj proteste.