Pas studentëve në Tiranë, edhe në Shkodër e Kavajë këtë pasdite qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit.

“Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, dëgjohen brohorimat e qytetarëve në Shkodër.

“Populli është shumë i pakënaqur me Edi Ramën. S’duhet të ndalim protestat që janë ngritur në mbarë vendin. Të shkojmë deri në kryeqytet atje ta përmbysim këtë qeveri,” thotë një shkodran.

Banorët e Lezhës kanë veshur jelekë të verdhë për të protestuar duke marrë shembull nga demonstratat në Paris. Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave.