Një nga risitë e protestës së studentëve, kanë qenë parullat e tyre pikante, plot batuta dhe sarkazëm për pushtetarët, ministren Lindita Nikolla dhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Memet e tyre në shumicën e rasteve të shkruara me dorë nëpër copa kartoni të përdorur, gazeta apo thjesht në letra formati A4, po bëjnë xhiron e rrjetit. Edhe ditën e sotme pati mjaft parulla të tilla pikante. Mes tyre spikaste njëra që stigmatizonte rezultatet në universitet, të ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Një shkëmbim i improvizuar mesazhesh telefonike mes një studenteje dhe mamit të saj, godet absurdin, seriozitetin dhe tregon edhe falsitetin e qeverisë Rama, për arsimin duke vendosur si ministre një ish-studente që ka mbaruar me mesataren 5.9.

Shihni në foton më poshtë, parullën pikante të studentëve.