Pema e Krishtlindjeve është ndezur në Durrës me 1000 llampat e saj në sheshin “Liria” duke na kujtuar se dhjetori, muaji i ëmbël i festave, është duke numëruar ditët drejt kalendarit të 2019.

Ndërrmarrjet në varësi të bashkisë së Durrësit kanë punuar që dekori i qytetit të vijë i veçantë këtë vit, me një minipark për fëmijët e vegjël në sheshin “Liria”. 

Të gjithë qyterët kanë mundësi të shijojnë një miniqytet të vogël në këtë shesh. Disa baraka prej druri, një karusel për fëmijët, një tunel dritash dhe aktivitete kulturore të ndryshme kanë mundësi që t’i shijojë çdokush e sidomos fëmijët.

K.H.