Aktori i humorit Julian Deda ka bërë një dedikim emocionues dhe prekës për shokun e tij më të mirë.
Djali i Julit bën sot 10 vjeç dhe ai ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar të birin.
“Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë çdo detaj, çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi: ‘O baaa, ku është xheli i flokëve’. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”, ka shkruar Juli.





