Shpesh në prani të fëmijëve me nevoja të veçanta na ndodh të ndiejmë se duhet të themi apo të komentojmë diçka nisur ndoshta nga gjendja e tyre ndryshe.
Mirëpo gjërat që mund të themi janë të pakta dhe të thjeshta. Janë të shumta pastaj ato fjali që nuk duhet të thuhen.
- Më vjen keq
- Nuk e di se si ia del mbanë
- Je me të vërtetë e mrekullueshme që kujdesesh për një fëmijë me nevoja të veçanta
- Është mëkat që ty të është dashur t’i dedikosh jetën tënde
- A ke provuar një kurë?
- Duket normal. Je i sigurt që ka nevoja të veçanta?
- T’i fiksosh me shikim
- Duhet të jesh në ankth për të ardhmen e tij





