Hungaria do të rrisë me së paku edhe 60 ushtarë numrin e pjesëtarëve të saj në KFOR, në Kosovë. Kjo do të ndodhë deri në verë të vitit të ardhshëm, ka deklaruar ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto.
Aktualisht në misionin e NATO-s në Kosovë janë 398 ushtarë hungarezë.
Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto tha se Hungaria do të kandidohet për pozitën e komandantit të KFOR-it në Kosovë pasi t’i skadojë mandati vitin e ardhshëm komandantit italian.