Në vitin 1937, në Shqipëri operonte një kompani italiane fluturimi që quhej “Ala Littoria S.A.”
Kjo kompani kryente fluturimet Korçë-Tiranë dhe anasjellas.
Bileta e publikuar në foto, tregon një pasagjere të regjistruar me emrin Adelina Kosturi nga Korça, e cila shkonte për në Tiranë.
Bileta dëshmon se në atë kohë, pasaporta shqipare ishte e njohur nga shumë shtete dhe se me të mund të lëvizje lirshëm, pa pasur nevojë për vizë.





