Dhëmbët janë një pjesë e rëndësishme e trupit tonë. Mirëmbajtja e tyre është një proces i rëndësishëm, pasi shëndeti i mirë i dhëmbëve tregon shumë për trupin. Të kujdesesh për ta është sa e thjeshtë aq edhe e vështirë. Megjithatë rregullat bazë nisin nga ju dhe jo nga dentisti.
Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që duhet të keni parasysh në raste të ndryshme.
1-Mos i lani dhëmbët menjëherë pasi keni ngrënë ushqim.
2-Kur shkoni në pishina mos i ekspozoni dhëmbët në ujë.
3-Konsumoni pijet e nxehta menjëherë, mos i lini në filxhan.
4-Gjithmonë para se të planifikoni shtatzëninë vizitohuni te stomatologu.
5-Mos konsumoni pije ekstremisht të ftohta dhe ekstremisht të nxehta.
6-Të lash dhëmbët gjatë dushit apo në tualet nuk është ide e mirë.





