Prindërit ee një vogëlusheje, të kënaqur nga pamja engjëllore pasi e zuri gjumi në lëkundëse, e publikuan fotografinë në rrjetet sociale. Por mes pëlqimeve dhe komenteve, bënë dhe një zbulim shokues: e mitura ishte e sëmurë.
Jeta e vogëlushes Izzy 2 vjeçe, u shpëtua pikërisht nga fotografia e publikuar në rrjetet sociale nga babai. Por që nga momenti i publikimit të kësaj fotografie, vogëlushja angleze nga Worcester, kishte nisur të ishte gjithnjë e më e përgjumur, dhe duke menduar atë moment argëtues fillimisht në parkun e lojërave, më tej duke qenë se situata po përsëritej shpesh, vendosën ta çojnë vajzën te mjeku.
Analizat e bëra dhe ekzaminimet e thelluara, zbuluan se vogëlushja ishte prekur nga leuçcemia. Vogëlushja iu nënshtrua cikleve të kimioterapisë dhe ende tani merr ilaçe, në mënyrë që sëmundja të mos rikthehet.
“Ishte e përhumbur dhe e përgjumur, por nuk i kushtuam rëndësi, menduam që ishte diçka kalimtare”, tha babai i saj, Dave Fletcher për mediat.
Aktualisht Izzy 3 vjeçe, ndjek një kurë eksperimentale e cila duket se funksionon.





