Importi i produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka shënuar rënie që nga vendosja e taksës prej 100 për qind për këto produkte. Derisa para taksës, në vend kanë hyrë 100 deri në 120 maune me mallra nga këto dy vende në ditë, deri tani zhdoganimin e kanë përfunduar vetëm dy ngarkesa, shkruan Gazeta Express.
E se vlera e produkteve serbe ka rënë në vlera minimale, këtë e thotë edhe zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Stavileci ka treguar për Gazetën Express se që prej kur është aplikuar vendimi për taksën prej 100 për qind, ka pasur hyrje minimale. Deklaron se deri tani zhdoganimin e kanë përfunduar vetëm dy ngarkesa.
“Vlera e produkteve serbe ka rënë në vlera minimale. Realisht, nëse para marrjes se ndalesës kemi pasur rreth 100 deri 120 maune nga Serbia dhe Bosnja, kryesisht nga Serbia, tash pas marrjes se vendimit 100 për qind, ne kemi parë që brenda kësaj periudhe kur është aplikuar vendimi ka pasur hyrje minimale. Deri më tani zhdoganimin e kanë përfunduar vetëm dy ngarkesa’, thuhet në përgjigjet e Stavilecit drejtuar Gazetës Express
Derisa shton se ngarkesat e kanë paguar taksën 100 për qind dhe kanë plotësuar kushtet e deklaracionit sipas vendimit të qeverisë.
“Të dyja kanë qenë më lëndë të parë, njëra nga Bosnja dhe tjetra nga Serbia. Këto dy ngarkesa kanë paguar taksën 100 për qind dhe kanë plotësuar kushtet e deklaracionit sipas vendimit të qeverisë”, tha Stavileci./gazetaexpress