Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në kërkesën e saj për heqjen e taksës 100% ndaj proshimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercgovinës, të vendosur nga qeveria e Kosovës javën e kaluar.
“Dëshiroj që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin mobilizuar në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në të njëjtën mënyrë siç janë mobilizuar në heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Jam i befasuar kur shoh kaq shumë dinamikë dhe emocione në mbrojtjen e interesave serbe. Fatkeqësisht kjo qasje çon në dështimin total të dialogut.
Kjo kërkesë nga Mogherini është bërë në një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi.
Siç njofton Zyra e Mogherinit, në këtë bisedë janë shqyrtuar zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.