Gjatë ditës së djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli në një takim me banorët e Astirit për efektiven e policisë Ina Nuka, e cila humbi dy gishta si pasojë e një kapsolle të hedhur në protestë.

“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?

Kjo fjali e Veliajt bëri që të shpëthenin deklarata e reagime të shumta në rrjet, e ndër to edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, vajza e politikanit Koço Kokëdhima.

“Ju shkatërrua jeta për të mbrojtur burra si ju! Turp e faqe e zezë! Mos i qani hallin se ka plot burra që nuk do i shihnin gishtat, po shqetësohuni t’i jepni gjithë pensionet, trajtimet, kurat dhe kujdesin financiar e shëndetësor! kujdesuni gjithashtu për pashpirtësinë dhe arrogancën me të cilën keni ofenduar të gjithë ata që kanë kufizime e fatkeqsi nga më të ndryshmet! Turp!”, përfundon Besa në rrjete sociale.