Nano Salguero, një 42-vjeçar i cili jeton në një fshat në provincën e Kordobës në Argjentinë, zbuloi se kishte kancer në zorrën e trashë.

Sipas gazetës argjentinase 'La Voz', doktori i tij e kishte këshilluar atë të shkonte në qytet. Dhe kur ai u paraqit në spitalin Clinicas në Cordoba,  u takua më Paul Lada, mjek onkolog, i cili e diagnostikoi atë me sëmundjen.

42-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjik emergjent dhe fatmirësisht ia doli të shpëtojë nga kanceri.

Pas operacionit të suksesshëm, Nano Salguero vendosi të falënderojë kirurgun i cili shpëtoi jetën.

Ai vulosi përjetë në shpinën e tij fytyrën e mjekut së bashku me fasadën e spitalit ku kreu operacionin.

Për realizimin e tatuazhit, 42-vjeçarit iu desh një punë dy mujore.