Deputeti i Durrësit, Lefter Koka, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një takim mjaft të veçantë me ish-kolegët e dikurshëm.
Pavarësisht shumë viteve në politikë, shumëkush vazhdon ta kujtojë angazhimin e tij si futbollist i Lokomotivës së Durrësit dhe më pas si president i ekipit të Teutës.
Dhe pikërisht me sportistët e dikurshëm, emra të njohur të sportit shqiptar ndër vite, Koka ka ndarë një mbrëmje mjaft të bukur, mes nostalgjisë dhe kujtimeve të shumta që ndajnë bashkë. Shumë emra të njohur të sportit durrsak, por edhe ekipeve rivale si Perlat Musta, Faruk Sejdini etj, si dhe ish-volejbollisti i njohur i Erzenit të Shijakut, tashmë kryetar i PAA-së, Agron Duka, janë mbledhur të gjithë se bashku.
“Miq si ju janë të rrallë”, shkruan Koka në postimin e tij, ku duket se ka nostalgji për atë kohë kur i dedikohej tërësisht sportit.
Postimi i plotë i Lefter Kokës:
E pamate kenaqesia qe merr nga miresia e virtytet tuaja miqte e mi.
Me yjet e sportit e personalitete me vlera e integritet per vendin e shoqerine.
Musta, Pagria, Hima, Thana, Targaj, Ballgjinet, Aleko Bregu, Kastriot Hysi, Genc Kapllani, Faruk Sejdini, Agim Cela, Lad Ajazi, Lut Sejdini, Halit Gega, Agron Duka dhe te tjere.
Faleminderit Zef Cupi qe na mblodhe e per cka ndame sot bashke.
Miq si ju jane te rralle.





