Rrëzohet nga soleta e banesës një fëmijë 8-vjeçar në Durrës, duke përfunduar me fraktura në spital.

Policia bën me dije se ngjarja aksidentale u regjistrua të dielën në lagjen nr. 14.

Fëmija me iniciale A.S., 8 vjeç, aksidentalisht është rrëzuar nga soleta e katit të parë të banesës.

Ai është transportuar nga familjarët me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.