Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) priten reshje në të gjithë vendin.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten rreshje lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 12 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 16 °C
Në vendet malore: 7 / 9 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore të vendit.





