Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Stamboll, ku një helikopter ushtarak u rrëzua në një zonë banimi.

Sipas medieve turke, mësohet se tre persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Helikopteri u rrëzua gjatë uljes në një bazë ushtarake aty pranë teksa fluturonte mbi Sancaktepe, një lagje në lindje të Stambollit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja akoma më të rënda për shkak të zonës së populluar ku u shënua.