Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët më të shquar të kinemasë italiane ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Ai u nda nga jeta në Romë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Bertolucci është regjisori i kryeveprave si “Tango e fundit në Paris”.

Ai fitoi çmimin “Oskar” si regjisori më i mirë në vitin 1988 për filmin “Perandori i fundit”.