Dy grupe kriminale janë goditur nga policia italiane për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga kanë rënë 41 persona, nga të cilët 30 në paraburgim dhe 11 të tjerë u lanë në arrest shtëpie.

Në hetim u vunë në total 55 persona gjatë operacionit të koduar “Mesazhi i shkurtër”.

Lënda narkotike e llojit kokainë, heroinë e marijuanë trafikohej nga Shqipëria drejt Barit në Itali.

Aktiviteti kriminal i dy grupeve është zhvilluar nga tetori 2015 deri në dhjetor 2017. Ata akuzohen për trafik droge, posedim të lëndëve narkotike, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.