Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e PD, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën te Unaza e re në datën 23. Gjithashtu janë proceduar edhe deputetët demokratë Ervin Salianji e Klevis Balliu.

“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të proceduarve rëndon akuza për tre vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.