Drejtoria e policisë së qarkut Durrës, në njoftimin e saj për shtyp, jep detaje për grabitjen me dhunë të automjetit të një të riu, në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas policisë, i riu 23-vjeçar F.L. ka qenë duke lëvizur në lagjen “Magaze”, Fushë-Krujë, ku është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.
Ata i kanë marrë me forcë mjetin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I riu ka denoncuar rastin në polici, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





