Digjet mjeti i një kompanie private në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen nr.13. Policia nuk jep detale më të hollësishme lidhur me emrin e kompanisë apo tipin e mjetit të shkrumbuar.
Çështja është nën hetim dhe ende nuk është arritur në konkluzion se çfarë e shkaktoi zjarrin në mjetin e përfshirë nga flakët.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Durrës u dogj makina e një shtetaseje 24-vjeçare, ndërkohë në një zjarr të qëllimshëm rreth 2 javë më parë, u dogjën 3 automjete tip “Benz”.





