Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bura në Nikël, Krujë. Sipas informacioneve të para zyrtare të bluve të Durrësit, dy persona kanë humbur jetën pasi furgoni që ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë i përmbysur.

Personat që kanë humbur jetën janë identifikuar si Islam Malja dhe Lindita Mjekra (shoferi dhe pasagjerja). Po kështu ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë i moshës 10 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. 

Informacioni paraprak:

Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë  shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere)dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.