Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në fshatin Burra të Krujës pasditen e sotme. Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Për pasojë, dy prej pasagjerëve që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën. Identiteti i tyre nuk dihet, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet.