Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori të moshuar është regjistruar në qytetin e Durrësit.

Drejtuesi i makinës, 24-vjeçari me iniciale J.B., i cili u arrestua në flagrancë, ishte duke lëvizur me mjetin e tij në rrugën “Aleksandër Goga” kur përplasi këmbësorin.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se viktima, shtetasi M.B., 82 vjeç, banues në Durrës, është dërguar në spital pas përplasjes. Por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve, duke gjetur vdekjen në ambientet spitalore në orën 01:00 të natës.