Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen vonë të së premtes në afërsi të Kasharit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kur futja e një lope në autostradë ka përfshirë në aksident 7 makina.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjete, ndërsa lopa ka përfunduar jashtë rrugës.





