Zaimina i ka lënë të gjithë gojëhapur me shtëpinë e saj luksoze. Këngëtarja 31-vjeçare, përmes llogarisë së saj në Instagram ku ka mbi 440 mijë ndjekës ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një pjesë e shtëpisë.
Pasi Zaimina është e diplomuar në fushën e arkitekturës, ka bërë që çdo gjë të realizohet në mënyrë perfekte. Këtë e dëshmon edhe me imazhet që ua sjellim në vazhdim, e cila ka kombinuar ngjyrat me një dekor tejet të veçantë. Këngëtarja shqiptare prej vitesh nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri për fansat e saj por që biznesi ‘ZV Store’ po i ecën mjaft mirë.





