Policia holandeze ka gjetur 350 mijë euro kesh brenda një lavatriçeje në një shtëpi në Oeverpad në Amsterdam.

Policia kontrolloi banesën, ku sipas administratës komunale nuk jetonte askush, ku agjentët gjetën shumën e madhe të parave të fshehura në makinën larëse.

Gjithashtu  u konfiskuan disa telefona celularë, një makinë për numërimin e parave dhe një armë zjarri.

Policia gjeti në banesë edhe një 24-vjeçar, që u arrestua me dyshimin e pastrimit të parave.