Keni menduar ndonjëherë sesa mund të tregoj për personalitetin tuaj, gishti i vogël i dorës. Gjatësia e gishtit tënd të vogël mund të tregojë tipin e personit që ju jeni dhe tiparet e spikatshme të personalitetit tuaj.

Lloji i parë

Ju keni një zemër jashtëzakonisht të madhe dhe gjithmonë jeni të gatshëm për të ndihmuar ata në nevojë. Lini mënjanë gënjeshtrat dhe pandershmëritë, sepse shkojnë kundër të gjitha parimeve tuaja. Gjithmonë mbroni ndjenjat tuaja dhe nuk hapeni lehtë me të huajt. Ndonjëherë përpiqeni të dukeni më të fortë dhe më të hapur sesa jeni në të vërtetë. Megjithatë, sapo të keni fituar besimin, ju bëheni shumë më të hapur dhe më të gjallë. Sytë tuaj janë shumë ekspresiv. Ju jeni mjaft punëtor dhe gjithmonë kryeni çdo detyrë të caktuar, madje edhe ato më të mërzitshme dhe të pakuptimta.

Lloji i dytë

Ju keni aftësinë për të mbajtur qetësi mes kaosit dhe çrregullimit. Në fillim gjithmonë dukeni të ndrojtur dhe të shkëputur. Shpirti juaj është shumë i brishtë, edhe pse nuk e tregon gjithmonë. Ju jeni një partner besnik dhe i përkushtuar në marrëdhëniet e dashurisë. Ndiqni me vendosmëri të gjitha objektivat që vendosni vetë për t’i çuar ato deri në fund. Ju njiheni për aftësinë tuaj për të mbajtur sekrete. Edhe nëse ndonjëherë përpiqeni të jepni përshtypjen se jeni absolutisht të pavarur, në të vërtetë ëndërroni të gjeni shpirtin tuaj binjak.

Lloji i tretë

Asnjëherë nuk ndjeni urrejtje kundër atyre që ju lëndojnë. Jeni përshkruar shpesh si persona të shoqërueshëm që pajtoheni me të gjithë. Ju jeni gjithmonë të respektuar nga të tjerët, edhe kur mendimet tuaja ndryshojnë nga të tyret. Nuk ju pëlqejnë surprizat. Jeni një person shumë i drejtpërdrejtë që i pëlqen t’i thotë gjërat ashtu siç janë dhe preferoni që ata që kanë të bëjnë me ju të bëjnë të njëjtën gjë. Ju pëlqen ta rrethoni veten me njerëz të ndershëm dhe autentikë.