Me siguri ju ka ndodhur që gjatë drekave dhe darkave me familjen të vijnë shumë miq në shtëpi dhe të "detyroni" fëmijët tuaj t’i takojnë.
Në të shumtën e rasteve të vegjlit tuaj mund të stepen përballë të panjohurve dhe nuk dëshirojnë t’i takojnë.
Sipas një studimi të fundit, nuk duhet kurrsesi t’i lejoni të afërmit tuaj të përqafojnë me zor fëmijët tuaj, pasi në këtë mënyrë i mësoni gabim.
Fëmijët duhet të mësohen dhe rriten me idenë se askush nuk mund ta prekë trupin e tyre pa marrë konfirmim verbal nga ata, si dhe duhet të dijnë se nuk ia kanë "borxh" askujt një përqafim apo diçka të ngjashme.





