Disa banorë të Prishtinës kanë djegur disa produkte serbe në mbrëmjen e së enjtes, në sheshin “Skënderbeu”.

Këtë gjë ata e kanë bërë pas taksës prej 100% që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj produkteve serbe, dhe pas një apeli për t'i bojkotuar produktet serbe.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të shuar flakët e shkaktuara – ndonëse të vogla.

Të pranishëm kanë qenë edhe oficerë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë arrestuar disa persona.

Në mesin e të shoqëruarve në Polici janë Albert Kastrati, kryetar i grupit të tifozëve “Plisat”, si dhe Kushtrim Ramadani.