5 fëmijë kanë mbetur të vdekur dhe 18 të plagosur jashtë një shkolle pasi një makinë i ka përplasur në qytetin kinez të Huludao. Shoferi është ndaluar, por nuk është qartësuar ende nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzor apo një sulm.
Videoja e kamerave të sigurisë tregon një rresht me fëmijë që kalojnë rrugën përpara shkollës kur një makinë papritur i afrohet, ndryshon drejtim duke përfunduar mbi fëmijët.
Në Kinë së fundmi kanë ndodhur episode të ndryshme të kësaj natyre. Muajin e kaluar një burrë me një thikë ka lënë makinën në mes të njerëzve në qytetin lindor të Ningbo, duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 16 të tjerë.
Në shtator, 11 persona u vranë dhe 44 u plagosën teksa një burrë mbi një Suv mori përpara këmbësorët në provincën qendrore të Hunan, përpara se të zbriste nga makina dhe të godiste me lopatë, kë gjente përpara.





