Tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar sot paradite në Terminalin përkatës me vonesa të vogla nga grafiku i parashikuar, ndërsa rreth orës 12.00 pritet të mbërrijë edhe trageti “AF Michela” nga Ankona.
Dje reshjet e shiut penguan për afro 2 orë përpunimin e anijeve, ndërsa sot sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të jenë të dobëta dhe pa ndikim në veprimtarinë portuale.