Serbia dhe Bosnja nuk do të marrin pjesë në trupat punues të CEFTA-s në Prishtinë më 20 dhe 21 nëntor.
Kjo është bërë sot e ditur nga zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajic, sipas të cilit të dyja vendet nuk do të marrin pjesë në një takim ministror brenda javës së CEFTA-s, e cila po ashtu do të mbahet në Prishtinë më 3 dhjetor.
Sipas Lajicit, ky është konkludimi që pati gjatë një bisede telefonike sot me Ministrin e Tregtisë së Jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës Mirko Sharovic.
“Është e pakuptimtë të fusim kokën në rërë dhe të veprojmë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Pas futjes së një tarife prej 10 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH nga Kosova, kjo është kriza më e madhe që nga fillimi i funksionimit të marrëveshjes CEFTA”, tha ai.
Zëvendëskryeministri theksoi se qëllimi i përbashkët i Serbisë dhe BeH është heqja e masave nga Kosova dhe më pas “të fillojë bisedimet jo vetëm për heqjen e barrierave jashtë doganore, por për krijimin thelbësor të një hapësire të përbashkët ekonomike në këtë pjesë të Evropës”.
Që nga fillimi i futjes së një tarife shtesë prej 10 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, importi i këtyre mallrave është përgjysmuar. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përjashtoi mundësinë e një rritje shtesë të taksave mbi mallrat nga Serbia, transmeton KP.