Një 31-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi dhe dhunoi efektivët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qytetin Volos, ku 31-vjeçari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll. Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe menjëherë i sulmoi duke i kundërshtuar dhe goditur.
31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerë të moshës 45 dhe 47-vjeçarë duke u shkaktuar lëndime fizike.
Ndaj tij policia ka ngritur akuzat e kundërshtimit, fyerjes, kërcënimit dhe shkaktimit të lëndimeve trupore.





