Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit” në afërsi të Rrubikut.

Nga të dhënat e para raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Në aksident janë përfshirë një “Ford dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimve apo të plagosurve.

Forcat policore dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.