Një difekt i rëndë ka ndodhur në rrjetin 20 KW në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit.

Difekti ka lënë pa energji të gjithë shëtitoren “Taulantia” dhe lagjen nr. 1.

Grupi i avarive të OSHEE ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë me dije se difekti ka ndodhur gjatë punimeve që po kryhen nga ndërmarrja e Ujësjellësit për ndertimin e kanalizimeve.

Grupi i avarive është duke punuar për të riparuar difektin.

K.H.