Aksi rrugor Cërrik-Elbasan ka mbetur i bllokuar prej tri orësh, për shkak të shembjes së një kanali vaditës me një gjatësi prej 20 metra linear.

Sipas informacioneve paraprake, për shkak të dëmtimit të kanalit, uji ka shpoërthyer dhe ka marrë me vete një sasi të madhe dheu nga kodrat përreth, duke bllokuar kështuqarkullimit e makinave në këtë segment.

Deri më tani, qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i ndërprerë në zonën eprekur, ndërsa situata shfaqet problmatike për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Sakaq, mbetet ende e paqartë nëse shëmbjë e kanalit ka ndodhur për shkak të amortizimit të strukturës apo lidhet me faktorë të tjerë.