Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi pas kontrolleve të kryera, mbante në makinë 500 gramë kokainë të pastër.
Mediet italiane raportojnë së bëhet fjalë për një 36-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije
Sasia e drogës ishte fshehur në një zarf brenda makinës, ndërsa lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, kanë çuar në kontroll dhe më pas në zbulimin e kokainës.
Siç raportojnë mediat fqinje, sasia e drogës nëse do të dilte në treg, përllogaritej në shifrat deri në 50 mijë euro. Ende nuk dihet se kush mund të ketë qenë destinacioni dhe porositësit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e tyre.





