Policia italiane ka goditur një grup të trafikut të lëndëve narkotike, ku në pranga kanë rënë 10 persona ku 8 janë shqiptarë.

Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës. Pas operacionit të karabinierëve, shqiptarët dhe dy shtetasit e tjerë janë ndaluar në Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në zonën e Canegrate.

Shqiptarët e arrestuar janë: Kastriot Mehmeti, Leonard Kala, Pllumb Delaj, Ilir Aliu dhe nipi i tij Xhuliano Aliu, Ina Çela, ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.