Fortunali uli fuqinë dhe anijet ngritën velat 48 orë pasi puna në port ishte pezulluar për shkak të erës së madhe. Ditën e sotme aktiviteti tregtar në port nisi normalisht pa pengesa.
Por ndryshe nga ç’pritej, temperaturat në këtë fund tetori jo vetëm që nuk shkuan në rënie, por një pranverë e dytë ka trokitur në Durrës.
Dëmet që la pas fortunali shihen kryesisht në shëtitoren bregdetare “Taulantia”, në shkatërrimin e pjesës së ngritur prej druri ku luanin kryesisht fëmijët.
Por edhe pse koha u pëmirësua, punonjësit e komunales së qytetit nuk janë dukur nga shëtitorja qoftë edhe për të pastruar plehrat dhe mbetjet që la pas era e fortë.
Detyrë e bahskisë është që të nisë të riparojë edhe dëmet e shëtitores, pasi koha e ngrohtë i derdh të gjithë njerëzit në këtë zonë, jo vetëm në fundjavë por edhe në pasditet e ngrohta.
K.H.





