Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë. Viktima është Zef Mullishi nga Rrila.

Ai po udhëtonte me një biçikletë në superstradën Lezhë-Milot, kur është përplasur nga një mjet te kryqëzimi i Rrilës.

Policia ka nsiur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.