Megjithëse jemi në prag të muajit nëntor, temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë të larta. Sipas "Meteoalb", shirat do të largohen nga territori i Shqipërisë duke filluar nga mesdita e së mërkurës e në vijim, nuk do të ketë reshje.

Parashikimi: 

Orët e para të së mërkurës do jenë me kthjellime dhe vranësira por duke iu afruar mesditës dhe në vijim moti do të jetë kryesisht me kthjellime. E enjtja dhe në vijim sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri duke rrezikuar shira të izoluara.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta! Sipas zonave, mëngjeset do të luhaten nga 10 në 19°C, ndërsa orët e mesditës sjellin vlera termike mbi 27°C, por pjesa e dytë e javës sjell temperatura maksimale mbi 29°C.