Një fillim jave e dhunshme mund të thuhet me plot gojën, kur sheh bilancin e rasteve të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Durrës.

Gjatë të hënës janë dhunuar fizikisht apo psikologjikisht nga familjarët, bashkëshortët apo ish-bashkëshortët 8 persona në Durrës dhe Krujë, ndërkohë që dy rastet më flagrante janë regjistruar në qytetin bregdetar. Vlen të theksohet faktin se pjesa dërrmuese e të dhunuarve nga njerëzit e tyre të afërm janë femra (7 femra të dhunuara dhe një 19-vjeçar).

Për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj nënës së tij 92-vjeçare është arrestuar shtetasi Edmond Bushi, 54 vjeç. Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Islam Maqinaj, banues në Katund të ri, ka rrahur gruan 48-vjeçare dhe djalin 19 vjeç.

Pas arrestimit të këtyre personave, policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan në moshë të thyer dhe djalin e ri, të rrahur nga babai i tij.

  1. Më datë 29.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin Sh.M.,vjeç 19, banues në Katund i Ri, pasi babai, shtetasi I.M., vjeç 62, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  2. Më datë 29.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.B., vjeçe 92, banuese në Durrës, pasi djali, shtetasi E.B., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në 5 rastet e tjera të dhunës në familje është kërkuar lëshimi i urdhrit të mbrojtjes për një 23-vjeçare të rrahur nga vëllai, për një 61-vjeçare të rrahur nga djali, për një 31-vjeçare të dhunuar nga ish-bashkëshorti, për një 26-vjeçare të dhunuar nga burri i saj, ndërsa po ndiqet penalisht një 45-vjeçar që ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij 61-vjeçare.

  1. Më datë 29.10.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.Sh., vjeçe 23, banuese në Durrës, pasi vëllai, shtetasi T.Sh., vjeç 26, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  2. Më datë 29.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.Sh., vjeçe 61, banuese  Durrës, pasi djali, shtetasi I.Sh., vjeç 45, banues  Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  3. Më datë 29.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.P., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi ish-bashkëshorti, shtetasi B.M., vjeç 39, banues në  Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  4. Më datë 29.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.K., vjeçe 26, banuese në fshatin Zezë, pasi bashkëshorti, shtetasi R.K., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  5. Më datë 29.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.Sh., vjeç 45, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, shtetases N.Sh., vjeçe 61. Neni 130/a i Kodit Penal.