Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas, të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara.
Mësohet se trupi i viktimës është nisur drejt kryeqytetit, pasi ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore.
Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.





