Një 58-vjeçar është rrahur për motive banale në lagjen nr.3, në Durrës, nga babë e bir, përkatësisht 66 dhe 23 vjeç.
Shtetasit Xh.V. (babai) dhe M.V. (djali) kanë goditur me sende të forta 58-vjeçarin I.B., i cili ka mbetur i plagosur lehtë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.
Pas rrahjes, 58-vjeçari ka bërë denoncimin përkatës në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka nisur procedimin penal ndaj dy dhunuesve.





