Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në kryeqytetin italian, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 32 kg marijuanë në banesë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur momentalisht, është ndaluar gjatë një kontrolli rrugor teksa po udhëtonte me automjetin e tij në rrugët e lagjeve “Ponte di Noma” e “Tor Bella Monaco” në periferi të Romës.

Policia i gjeti fillimisht shqiptarit në automjet disa doza marijuanë e një sasi të konsiderueshme parash. Më pas, gjatë një kontrolli në banesë, policia sekuestroi rreth 32 kg marijuanë, 3000 euro cash e instrumente të nevojshme për përgatitjen e dozave të drogës.