Në kuadër të një plani masash nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Hetimit Tatimor.Plani i Masave  për evidentimin dhe goditjen e krimit  ekonomik, janë bllokuar 5 aktivitete, si dhe janë vendosur 10 masa administrative. Përgjatë zbatimit të këtij plani janë proceduar  penalisht 3 shtetas.

Në këtë  kuadër gjatë ditëve të fundit janë proceduar penalisht 3 shtetas, si dhe janë ekzekutuar masa administrative me gjobë.

Si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit U.T, 40 vjeç, e  L.N, 34 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u janë konstatuar ambiente të pa regjistruar në organet shtetërore me aktivitet: grumbullim dhe seleksionim të materialit të kromit si dhe disa punëtorë të pasiguruar.

Është proceduar penalisht shtetasi T.D, 30 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të Palejuara”, pasi në qytetin e Klosit në lokalin që administrohej prej tij, i janë gjetur paisje të lojrave të fatit të paregjistruar në organet tatimore.

Në kuadër të bashkëpunimit janë ushtruar kontrolle edhe në subjekte të tjera tregtare ku si rezultat janë vendosur :

5 bllokime aktiviteti (aktivitet tregtar i paligjshëm, aktivitete për grumbullimin e kromit)

10  masa administrative gjobë, (moslëshim të kuponit tatimor, mosdeklarim i të dhënave të nevojshme)

Lufta ndaj paligjshmërisë do të vijojë çdo ditë duke ndëshkuar ashpër çdo shkelës të ligjit.